TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha u ka dhënë një goditje nën brez ndërkombëtarëve të Tiranës që për shumëkënd vazhdojnë të mbështesin Edi Ramën.
Duke u nisur nga shqetësimi i vizitës “blitz” të ministrit të Brendshëm francez, Zherard Kollomb, që ishte të premten në Tiranë për të parandaluar fluksin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendin e tij, Basha ka tentuar të vërë gishtin në plagë.
Nëse politikat e BE dhe artikujt e medieve perëndimore flasin për masa burokratike që të pengojnë vërshimin e azilantëve shqiptarë drejtë BE (në Francë ky fluks është më i madh se ai i atyre që vinë nga vendet e luftës si Siria, Iraku, Sri Lanka), Basha ka bërë apel se kjo nuk mund të arrihet pa rrëzimin e Edi Ramës.
Motoja e tij ka qenë: Sa të jetë Rama kryeministër kufijtë e BE do mbushen me emigrant dhe krimi do të eksportohet drejt vendeve perëndimore.