AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 21:09

Ushtarët e ISIS janë aq shumë të droguar sa nuk rrëzohen edhe pasi janë goditur me dhjetë plumba!

Robert Valdec

Captagon, kokërr në bazë amfetamine, e cila ushtarët e ISIS-it i çon të bëjnë krime të çmendura, është ideuar në laboratorët amerikane.

“Kur i shikon të vdekur, ose edhe më mirë, kur civilët e zënë rob edhe qajnë, e kupton se nuk janë të pamposhtur. Kjo është ajo barriera psikologjike të cilën luftëtarët tanë çdo ditë e kalojnë dhe për këtë arsye ne jemi gjithnjë e më shumë të suksesshëm,” na sqaronte luftëtari kurd pas betejës për qytetin Al Hawl në Kurdistanin sirian duke qëndruar pranë luftëtarit të vrarë të ISIS.

Është vendosur në atë mënyrë, në një divan të vjetër ku ishte shtrirë, që në rast se kufoma lëviz, do të shpërthejë disa kilogram tritol. Por ushtari i vrarë i ISIS nuk dukej më i rrezikshëm, aq më shumë kur kishte dhjetëra plagë nga plumbat.

 

 

"Një njeri normal do të rrëzohej pas dy, tri goditjeve. Por këta janë aq shumë të droguar sa që duhet të zbrazësh një breshëri para se të rrëzohet,” thotë kurdi i tmerruar. Në atë moment lakimi i përdorimit të narkotikëve tingëllonte diçka dytësore, por me rrëfimin mbi luftëtarët e droguar, u ndeshëm pas disa ditëve në Koban...

"Pas luftimeve, kur më në fund e pastruan qytetin nga Daeshët, tek shumë prejt tyre janë gjetur nëpër xhepa, dhjetëra nga këto kokrrat e tyre,” na thotë Mustafai, përkthyesi ynë në këtë qytet.

As atëherë nuk na u ndez ajo “llamba e kuqe” e gazetarit për alarm, por mori ndriçimin e plotë mbas lajmit se në Liban është arrestuar Princi Abdel Mohsen Bin Walid Bin Abdulaziz.

Në avionin e tij privat janë zbuluar plotë dy ton kokrra Captagon – siç e ka emrin e popullarizuar, bashkimi sintetik në bazë amfetamine. Duke rrëmuar më tej, rrëfimi mbi Captagonin, ose siç e quajnë disa, “droga e ISIS-it”, filloi të hapet si shpella e Ali Babës.

Sepse dy ton e drogës sintetike, super i pasuri princi saudit, është e sigurt se nuk kishte ndërmend ta tregtonte drogën rrugëve të errëta të Ryadit, e vështirë është se e kishte për nevoja personale.

Captagon – droga sintetike me bazë amphetamine në formën e cila viteve të fundit përdoret në Lindjen e Mesme, sipas shumë burimeve, është “dizajnuar” në një laborator të NATO-s në Sofje të Bullgarisë, që në vitin 2011, e ndër të parët që provuan këtë produkt ishin kryengritësit në Libi, me rastin e rrëzimit të diktatorit Gadafi.

Por Captagon, në thelb, është krijuar si ilaç në fillim të viteve ’60-të në SHBA për kurimin e ADHD - çrregullimit të hiperaktivitetit dhe defiçitit të vëmendjes.

Por nga ilaçi deri tek helmi, rruga nuk ishte e gjatë. Sot, me miliona të këtyre kokërrave prodhohen në mënyrë ilegale në laboratoret sekrete, kryesisht në Evropën lindore dhe Turqi, e në mënyrë masive përdoren pikërisht në luftë, në Lindjen e Mesme.

Historia e përdorimit të metamfetaminit dhe amfetaminit në variante të ndryshme shkon shumë më herët se sa “Pranvera Arabe”.

“Pilotë! Misione të shumëta luftarake? Nuk mund të qëndroni zgjuar  në ajr! Merrni amfetamin!”, është porosia nga pankarta e forcave ajrore amerikane nga fillimi i luftës së dytë botërore.

Ushtarëve të tyre, psihostimulues u kanë dhënë aleatët – Britanikët dhe Amerikanët, gjithsesi në formën më të butë, me qëllim, që njerëzit të mund të funksionojnë më shumë pa gjumë.

Por keqpërdorimin e vërtetë e kanë bërë nazistët dhe aleatët e tyre japonezët, në luftën  e dytë botërore. Gjermanët kanë zhvilluar metamfetaminën me emrin e fabrikës “Pervitin”, e cila në mënyrë masive u është dhënë forcave të tyre në frontin e Lindjes. Dhe, kishin prodhime të veçanta për këmbësorinë, për forcat ajrore dhe krejtësisht të veçanta për njësitet e blinduara.

Stimuluesit fillimisht janë provuar me të burgosurit në kampet e përqendrimit – një dëshmi flet se si të burgosurit e kampeve i kanë ngarkuar me çanta shpine të rënda rreth 30 kilogramë, me të cilat në shpinë, ata pa pushim do të marshonin brenda kampit nën ndikimin e metamfetaminit të dizajnua.

Për ushtarët, Pervitini është përzier me ëmbëlsira dhe është paketuar në kuti të veçanta, si për shembull, “Panzerschokoladat” e tankseve.

 

 

Nën ndikimin e këtyre “çokollatave”,  kokrrave ose pas marrjes së tyre të drejtpërdrejtë me injektimin e përmbajtjes së Pervitinit në venë,  ushtarët me ditë të tëra kanë marshuar edhe pse të ngarkuar me të gjitha pajisjet, më lehtë e kanë përballuar dimrin e  egër rus dhe pakrye janë hedhur në sulm për të vdekur pranë Stalingradit. Variantet japoneze me përmbajtje të ngjashme kanë përdorur ushtarët e “Vendit ku dilte dielli”duke kryer krime në ishujt e Paqësorit, e kamikazët, të cilët me avionë kanë goditur me sulme vetëvrasëse anijet e aleatëve, është e sigurt se para fluturimit ata nuk kanë ngritur dolli me çaj jeshil ose gotë sakeje.

“Ky është mjet i cili sipas rregullit përdoret nga ushtritë agresive, pushtuese, kur ushtarit duhet “vrarë” ndërgjegjja, ka sqaruar profesori i njohur Dr.Sakoman, pa dyshim autoriteti më i madh në rajon, për shërimin e varësisë nga droga.

Gjashtëdhjetë vjet mbas luftës së dytë botërore, janë kujtuar për taktikën e Hitlerit. Me fillimin e luftërave tokësore në Libi, me rastin e rrëzimit të regjimit të Gadafit, mbasi britanikët dhe francezët përfunduan punën nga ajri, fraksionet kryengritëse në tokë filluan të sulmojnë, shumë shpesh nën ndikimin e Captagonit. Ngjashëm ka ndodhur edhe me rastin e rrëzimit të Mubarakut në Egjipt, në Tunizi.

Për situatë të ngjashme ka rrëfyer vitin e kaluar edhe pjesëtari i forcave speciale të policisë ukrainase, Berkut, i cili ishte i angazhuar në Maidan të Kijevit në kohën kur protestat nga paqësore u shndërruan në shumë të dhunshme. “Kishim urdhër se nuk guxojmë të përdorim armë zjarri për shtypjen e demonstruesve që po bëheshin gjithnjë e më agresiv. Më e forta që kishim ishin plumbat prej gume. Por kjo nuk ndihmoi.

Ishte shkurti i vitit 2014. Biseduam në Donjeck, ku ishin strehuar shumë pjesëtar të njësitit i cili pas grushtit të shtetit në Ukrainë ishte shpërbërë, e ata vazhdojnë të figurojnë në listat publike për pushkatim.

“Kam qenë dëshmitar në situatë kur protestuesit me shkopinj ose hanxhar në dorë na sulmonin. Edhe pse goditeshin me plumba prej gome, vazhdonin me sy të përgjakur. Rrëzoheshin, çoheshin dhe vazhdonin  të sulmonin. Si të hipnotizuar, thuajse nuk po ndjenin kurrfarë dhimbje", sqaronte ky pjesëtar i njësitit special të policisë ukrainase.

Por protestuesit nuk konsumonin të ndërgjegjshëm “kokrrat e luftës”, metamfetamina servirej në çdo kënd, e shkrirë në tenxhere të mëdha me çaj të ngrohtë ose tasat me lëng panxhari që shpërndaheshin. Këtë përvojë na ka rrëfyer edhe raportuesi i njohur rus i “Komsomolska Pravda”, Dmitriy Steshin, i cili në Rusi është shpallur gazetari më i mirë i vitit. Në atë kohë raportonte nga Kievi.

"Ishte shumë ftohtë, rreth minus 25 gradë celsius. Kam raportuar për konfliktet me demonstrues dhe policë në rrugët e Kievës, dhe gjatë gjithë kohës, kur kishte çaste të lira, kam konsumuar çajëra të tillë të ngrohtë pa lekë. Isha në radhët e para kur demonstruesit u nisën në sulm të drejtpërdrejtë me policinë. Nuk kam ndjerë kurrfarë frike, përkundrazi, fotografoja me eufori.

Nëpër gjithë atë të ftohtë na gjuanin me topa uji, por kjo nuk më pengonte. Pas gjithë ditës dhe gjithë natës, rreth orës gjashtë në mëngjes, jam kthyer në dhomën e hotelit dhe ashtu i lagur dhe i ngrirë kam filluar të shkruaj tekstin, dhe të dërgoj fotografi në redaksi”, kujtonte Steshin ato momente duke vazhduar:

 

"Ditët tjera në vijim, ishte po kjo situatë, nuk kam vënë sy në gjumë, por nuk më flihej. Mendoja se ishte në pyetje adrenalina e cila shpërthen në situata të tilla, por edhe me tu kthyer në shtëpi, ndjeja të njejtën gjë. Tre ditë e tre netë pa asnjë pikë gjumi, madje gruaja më tregonte se si shkulja dhe kafshoja jastëkun, dhe isha zgjuar. Vetëm pas një jave, kur erdha në vete, e kuptova se fjala ishte për amfetaminë ose metamfetaminë të cilin pa vetëdije e kam marr duke pirë ‘çaj pa lekë’” përfundoi ai.

Pas ngjarjeve në Kievë, shumë njerëz që kishin marr pjesë në protesta kanë përfunduar në klinika për shërimin e varësisë nga droga, ku janë futur duke mos e ditur se çfarë janë duke marr. Por për këtë, në media nuk është folur aq shumë. Se çfarë ishte shkrirë në çaj, e vërteta e plotë, nuk do të merret vesh kurrë.

As ajo se nën ndikimin e kujt ishin demonstruesit në Odesë të cilët i vunë flakën godinës ku ishin futur kundërshtarët e tyre, të cilët i djegën të gjallë, e ata që arritën ti ikin flakës, i rrahën me shufra hekuri.

Egërsia dhe gjakëpirja, padyshim se tek dikush janë gjendje e ndërgjegjes pa ndonjë stimulans kimik. Por individ të tillë janë të rrallë, sepse si do të ngjante bota në të kundërtën?

Por me “përgatitje të mirë psikike”, të gatuar me kimi të bollshme, njerëzit të cilët në rrethana normalel do të ishin normal, shndërrohen në monstra. Veprimi i

Captagonit, në vartësi nga doza e përdorur, është sikur e shpikur  për krijimin e “super luftëtarit” – mungesa e nevojës për gjumë, “energji pakufi”, eufori dhe vrasje të çdo lloj ndjeshmërie, ngritja radikale e tolerancës, janë të gjitha efekte që në kombinim me radikalizmin, fanatizmin fetar, urrejtjen ndaj  të gjithëve që “nuk janë me ne”, armën në duar dhe paligjshmërinë – të rezultojnë me pamje të cilat, për fat të keq, të gjitha i kemi parë: vrasje rituale, prerje kokash, vrasje fëmijësh, grash, tortura, kryqëzime.

Ka rrjedhur edhe e dhëna se kokrrat Captagon janë gjetur në banesën e njërit prej terroristëve të Parisit. Sa janë transportuar gjatë verës nëpër çantat e refugjatëve që parakaluan nëpër të gjitha shtetet e perëndimit, vetëm mund të merret me mend.

Por që dikush ti prenë kokën njeriut të pafajshëm ose të vras fëmijën, nuk mjafton vetëm të pish ndonjë kokërr. Duhet të ekzistoj predispozita.

Ashtu si çdo njeri që pi një ose dy shishe verë, nuk do të kthehet në shtëpi për të rrahur gruan ose fëmijën ose për të vrarë fqinjin, në vend që të këndoj me gëzim me shoqërinë ose thjeshtë të flejë gjumë.