AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 20:03

Reali i Madridit në majën e botës, goli është i Kristiano “Maximo” Ronaldo

Reali i Madridit në majën e botës, goli është i

Gjashtë herë kampion i botës, Botërori i tretë për Klubet për “los blancos”.

Në finalen e madhe kundër Gremios, Reali fitoi 1-0 falë një goli të Kristiano “Maximo” Ronaldos të realizuar me goditje të lirë, por që u ndihmua edhe nga muri i brazilianëve që u hap.

https://youtu.be/9au0LhrX5sY

Një rekord i përmirësuar i Ronaldos, që shënoi dy gola në dy ndeshje, dhe tani ndodhet në kuotën e shtatë golave të realizuar në Botëroret e klubeve, dy më shumë se Lionel Mesi e të tjerët.

Luka Modriç goditi shtyllën, ndërkohë që Kristiano Ronaldos iu anulua edhe një gol tjetër.

https://www.facebook.com/RealMadrid/videos/10151494229349953/?notif_id=1513435900452002&notif_t=live_video_explicit

Ky është Botërori i dytë rresht i fituar nga Reali i Madridit dhe trofeu i pestë për trajnerin Zinedin Zidan gjatë vitit 2017, përshirë Ligën e Kampioneve, kampionatin spanjoll, superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës.

TPZ.AL

[gallery ids="39222,39216,39217,39218,39220,39219,39221,39223"]