TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e quan të suksesshme vizitën e tij dyditore në Kubë ku mendon se ka zgjuar marrëdhëniet miqësore që i shërbyen edhe lëvizjeve drejtë bashkëpunimit në shëndetësi dhe bujqësi.
Kjo vizitë e Presidentit të Serbisë ka zënën vend të veçantë në media kubaneze duke u bazuar në lidhjet tradicionale të Beogradit me Havanën nga kohë e luftës së ftohtë ndërsa është përcjellë me interes të veçantë vizita e Vuçiçit në ekspozitën e fotografive të liderit të revolucionit kubanez. Fidel Kastro, dhe mesazhi që kishte lënë në librin e përshtypjeve: “Një jetë më e mirë është e mundur! Falemnderit Fidel!”
“Ishte mirë të jesh serb në Kubë”
Për dy ditë kemi arritur të zgjojmë marrëdhënie të mira miqësore, dhe të bëjmë hapat e rëndësishëm në konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë në veçanti, ekonomisë dhe bujqësisë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit me presidentin kubanez, Raul Kastro në Havanë ku patjetër që nuk ka harruar “ta mbroj” edhe Kosovën.
“Kemi inicuar për ne një çështje të rëndësishme, që lidhet me ruajtjen e integritetit tonë në vendet e Karaibeve dhe ato të Amerikës latine, dhe marrëdhënieve tona ndaj tyre: kemi thelluar marrëdhëniet, jemi dakordësuar se liria dhe pavarësia e vendeve tona janë gjërat më të rëndësishme dhe vlerat më të mëdha. Do të vazhdojmë të mbrojmë miqësinë dhe të çojmë përpara bashkëpunimin me masa konkrete, në mënyrë që njerëzit tanë në Serbi dhe Kubë të ndjejnë të mirat e bashkëpunimit tonë. Së bashku do të punojmë në prodhimin e disa lloj të vaksinave. Mendoj se kjo do të thotë shumë, jo vetëm për shkak të shëndetit dhe jo vetëm për shëndetin, por edhe për botën e biznesit,” tha Vuçiç duke rrëfyer për bisedimet me Kastron që zgjatën për dy orë. “Edhe pse këtu është edhe presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro. Na rrespektuan. Ishte bukur të jesh serb,” tha Vuçiç.
Falemnderit Fidel!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë kësaj vizite dyditore vizitoi edhe ekspozitën “Fideli dhe politika e jashtme e revolucionit kubaneze” e cila prezantohet në Qendrën ndërkombëtare të medias në Havanë, ku në librin e përshtypjeve shënoi: "Një botë më e mirë është e mundur! Falemnderit, Fidel!”
Në fund të kësaj vizite të ekspozitës, ku komandanti kubanez dhe diktatori Kastro është prezantuar që nga ditët e tij studentore, deri tek zhvillimet pak para vdekjes së tij, Aleksandër Vuçiç për Agjencinë amerikolatine të lajmeve “PrensaLatina” shprehet: “Fidel Kastro nuk është fizikisht, por ai gjithmonë është shumë prezent edhe në Serbi dhe shumë i popullarizuar”.