AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 21:40

Napoli i Hysajt fiton në Torino dhe rikthehet në krye të Serie A

Napoli i Hysajt fiton në Torino dhe rikthehet në krye të Serie A

Fiton Napoli në Torino: 1-3, që i lejon skuadrës së shqiptarit Elseid Hysaj të marrë tri pikë dhe të rikthehet në vendin e parë në Serie A, pasi Interi humbi 1-3 me Udinezen në shtëpi.

Koulibaly 4’, Zielinski 25’ dhe Hamshik 30’ shënuan për Napolin, ndërsa golin e nderit për Torinon e ralizoi Beloti 63’.

Hysaj u vlerësua me notën 6.5 dhe mori lëvdata për lojën e tij nga mediet sportive italiane.

TPZ.Al