TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Itali gjobitesh nëse gjendesh në rrugë i pirë!
Kjo i ka ndodhur një shqiptari 30-vjeçar nga policia bashkiake e Firences.
Sipas asaj që raporton portali italian, Goneës.it, shqiptari ishte ulur në një stol në sheshin qendror të qytetit, “Indipedenza”, dhe ishte duke ngrënë një pulë të pjekur të shoqëruar me një shishe vodkë tashmë të përfunduar.
Pasi i kërkuan dokumentet, shqiptari u dha ato të skaduarat, edhe për shkak të alkooli të marrë.
Policët bashkiakë i vendosën një gjobë prej 160 eurosh për të shtriqurit në stol, ashtu siç e parashikon edhe rregullorja e Policisë Urbane në Itali, dhe faktin e të qenit i dehur, iu vendos edhe një gjobë tjetër prej 309 eurosh.
Në fakt, gjobat e policisë bashkiake në Itali janë interesante. Për tre persona që u kapën duke urinuar në publik u vendosën gjoba nga 5 mijë deri në 10 mijë euro, dhe nëse paguhen brenda 60 ditësh ato zbresin në 3300 euro.
(d.f/Tpz.al)