AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 18:12

"Gafa" e Ramës: Me deputetët e PS, kam rënë dakord që të mos punësojnë mësues (Video)

"Gafa" e Ramës: Me deputetët e PS, kam rënë dakord

Pasi akuzoi për më shumë se 15 minuta Lëvizjen Socialiste për Integrim, për punësimin e militantëve në arsim, kryeministri Rama lëshoi edhe një gafë. Ai u shpreh se kishte marrë mbështjen e grupit parlamentar të PS, që të mos ndërhyjnë në punësimin e mësuesve.

"Duhet ta kenë të qartë edhe deputetët, se kur zgjedh një mësues nuk është rasti kur fut një njeri në punë. Në këtë aspekt kemi patur vështirësi. Dhe me thënë të drejtën, ka qënë e lehtë me grupin tonë parlamentar, që të gjejmë mirëkuptimin tek deptutetët, që tek mësuesit nuk mund të preket." - ishte pjesa e monologut të Ramës.

Kjo gafë e kryeministrit, tregoi se punësimi i militantëve është një fenomen shqetësues edhe në Partinë Socialiste. Rama tenton gjithmon të nxjerrë LSI, si forcë politike që punëson militantë, por nga ana tjetër me këtë deklaratë, ai fundos partinë e tij, ku deputetët turren për të punësuar njerëzit e tyre./TPZ.AL/

Deklarata e kryeministrit, Minuta: 33:00:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155267531976523/