AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 17:52

Rama ofendon Nikollën: E para Ministre në 27 vjet, që s'ka asnjë titull shkencor

Rama ofendon Nikollën: E para Ministre në 27 vjet, që s'ka

Gjatë fjalimit të bërë përpara mësuesve, kryeministri Rama shprehu konsideratën edhe për Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Me dëshirën për t'i bërë komplimenta, Rama padashje ofendoi Ministren Nikolla, pasi tha që është e vetmja ministre në 27 vjet që s'ka asnjë titull shkencor.

"Është e para ministre që nuk ka një titull shkencor, me profersollëk apo doktorllëk, në këto 27 vjet. Por ajo është e aftë dhe ka ndjeshmëri ndaj arsimit."- u shpreh kryeministri Rama. /TPZ.AL/