TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, ka qenë i ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24 për të komentuar dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi.
Sipas Lubonjës, Ajazi ishte një njeri mjaft i rëndësishëm dhe nuk duhet të ishte larguar në këtë moment, kur ka plasur skandali Tahiri. Lubonja tha se Ajazi duhet të sqarojë arsyet e dorëheqjes së tij.
"Ka përgjegjësi për punën. Opozita duhet t'i kërkojë Visho Ajazit shpjegime për largimin e tij. Mund të ketë patur presion për largimin e Ajazit. Nëse Visho Ajazi nuk ka informuar për bandat, duhet të japë shpjegime."
Lubonja tha se Ajazi konsiderohet si një njeri i Sali Berishës dhe kjo mund të jetë arsyeja e largimit të tij. Sipas Lubonjës ka një përpjekje të Edi Ramës për kapjen e të gjitha institucioneve.
"Visho Ajazi konsiderohet si njeri i Berishës, dhe jemi në kapjen e institucioneve nga Edi Rama, tendeca e dukshme e Ramës për të kontrolluar të gjitha institucionet, për të zezën tonë dhe të tijën".
Lidhur me propozimin e drejtorit teë ri , Lubonja tha se nëse Ajazi është larguar për paaftësi, atëherë edhe zv drejtori duhet të largohet sepse kjo tregon se institucioni nuk ka funksionuar.
"Nuk e njoh [drejtorin e ri], por nëse ikën Visho Ajazi për paaftësi, atëherë duhet të largohet edhe zëvendësi. Vihet në dyshim i gjithë institucioni."
Lubonja tha se nuk është pozitiv fakti se drejtori i ri i SHISH ka ndërruar emrin, por në Shqipëri "të gjithë këtë punë bëjnë".
TPZ.AL