AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 14:13

Çfarë i ndodhi dje ish-deputetes së PD në autostradë: Mu rrezikua jeta, ecja me 110 km/orë

Çfarë i ndodhi dje ish-deputetes së PD në autostradë:

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi tregon se një ditë më parë ka rrezikuar jetën sapo kishte furnizuar makinën me naftë.

Në një status në rrjetet sociale, Halimi tregon se ndërsa ecte me shpejtësi 110 km/orë në autostradë, i ishte fikur makina në mes të rrugës, për shkak të cilësisë së naftës. Për këtë fakt, ish-deputetja apelon qytetarët të protestojnë për jetën dhe jo për pushtetin.

Statusi i ish-deputetes:

Digjet Parisi per cmimin e naftes. Mua dje, po me sa mora vesh edhe shume te tjereve, mu rrezikua jeta ndersa ecja me 110 km ne ore ( brenda normave ) e me fiket ne mes te autostrades makina. Sapo i kisha hedhur nafte ( me falni uje).

Cfare duhet tjeter per te dale rrugeve. Ejani te ngrihemi. Jo per pushtetin po per jeten.