AKTUALITET, 22 Janar 2018, 13:55

‘Turp, turp ç’hale ka ky komb’, Rama i kthehet komentuesit: Ka edhe ky qorrat e vet

‘Turp, turp ç’hale ka ky komb’, Rama i kthehet

Problemet e naftëtarëve apo çështja e nisjes së zhvarrosjeve të varrezave të ushtarëve grekë, duket se kanë bërë që të plasin komentet në rrjetin social “Facebook”.

Ndjekësit i janë lëshuar numrit një të Qeverisë me kritika dhe akuza, ndërsa i shkruajnë se po u bën mendjen çorap naftëtarëve, të cilët nuk kanë të hanë. Ndërkaq, një tjetër komentues i ka lëshuar akuza të forta për çështjen e varrezave greke.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që disave prej tyre t’u kthejë përgjigje, ku nuk mungon ironia.

REPLIKA DHE KOMENTE

Komentuesi  – Pershendetje. Do doja tju informoja që postat në Shqipëri nuk japin pakot që dërgojmë nga jashtë

Edi Rama –  Shkruaj konkretisht ne platformen shqiperiaqeduam.al dhe do ndiqet zyrtarisht e do merrni pergjigje zyrtare brenda 10 diteve

Komentuesi – Rama çfarë po ndodh me naftetaret e fierit qe nuk po marrin rrogat. Dini gje kush esht arsyeja?

Edi Rama – Me fal po ti nderkohe i ke ne perdorim organet e shikimit dhe degjimit, dmth syte dhe veshet, sepse kjo pyetje qe ben (nderkohe qe pikerisht per ate qe po ndodh me ta flitet ketu), te krijon idene qe i ke fikur dhe vetem ajfonin ke ndezur?!

Komentuesi – Ja ben mendjen corap atyre te shkreteve.. ata skan te hane juve i beni verem rremuj

Edi Rama – Evis, ku i sheh corapet dhe rremujen ti apo s’e ke mendjen kur degjon e as kur shkruan?

Komentuesi – Une skuptoj 1gje pse se mban naften vete shteti shqiptar ul costot e naftes ne shqiperi,ul papunsine dhe rrit ekonomin e shqiperise..mos tja japi asnje privati..ta mbaj vete naften shqiperia kthet nje vend i pasur si zvicera.

Edi Rama – Vertet?! Ah mor mik, sikur te beheshin petullat me uje sic behet nje koment ne fejsbuk pa ditur asgje, s’do kishte me bota asnje problem sot!

Komentuesi – Edi Rama do u japesh leje Grekve e ne teritoret e tjera te ngrihen varre per ata qe u futen si pushtues Anadollako jot Bushati Le te jap e leje per varrezat e Serbve e Mala Zezve ne fushen e Shkodres . Turp Turp cfar Halesh ka ky Komb

Edi Rama – Si çdo komb, ka edhe ky qorrat e vet qe s’duan te shohin, shurdhet qe s’duan qe degjojne dhe dembelet qe s’duan te mendojne, po nje gje me thuaj ti mua: Mire s’do te shohesh te verteten, as ta degjosh kur ta tregojne, po pse perton edhe te mendosh kur flet per kete teme dhe e leshon komentin ketu sikur po leshon qurrat ne trotuar jo fjalet ne mexhelis?

Komentuesi – Llogje kavaje kemi degjuar gjithe jeten. Me pak ertv dhe me shume pune zoti kryeminister. Nqs ke ndonje mendje te besh shtet beje. Nje shtetar i mire per gjashte muaj ben shtet ne shqiperi se fatkeqesisht nje fshat i vogel jemi dhe te gjitha dihen. Suksese ne jete

Edi Rama –  Hahaha vertet, per gjashte muaj thua? Po di ndonje rast ti qe te jete bere ndonje shtet per gjashte muaj, meqe thua te gjitha dihen (dmth i di ti te gjitha)? Ndersa sa per ERTV nuk ta ndez njeri me zor ne shtepi, vete je futur ketu ta shohesh dhe meqe je futur, fute edhe ne koke qe kjo qe sheh e degjon eshte pjese e punes time!