BOTA, 15 Tetor 2018, 11:07

Trump mund të rizgjidhet përsëri president i SHBA

Trump mund të rizgjidhet përsëri president i SHBA

Një sondazh i CNN në SHBA ka treguar se presidenti Donald Trump ka mbështetjen e shumicës së amerikanëve.

Të intervistuarit janë të ndarë, 46% janë të sigurt që do të rizgjidhet dhe 47% të bindur për të kundërtën.

Por për presidentin në detyrë bëhet fjalë për një hap përpara, duke marrë parasysh një sondazh të zhvilluar në muajin mars, sipas së cilit 54% e zgjedhësve ishin të bindur që nuk do të konfirmohej në Shtëpinë e Bardhë.

Rritet numri i atyre që janë rreshtuar për një rizgjedhje të mundshme të presidentit Trump, nga të gjitha forcat politike, thuhet në sondazh.

Sa i takon demokratëve, kandidatura më e mundshme për të sfiduar Trump është ajo e zëvendës presidentit Joe Biden me 33%.