TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme një bombë ka shpërthyer në selinë e partisë ‘Lega Nord’ Ala të Trentinos jugore, partinë që drejtohet nga ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini.
Nga shpërthimi nuk pati të lënduar përveç dëmeve materiale. Pas shpërthimit ka reaguar edhe zv.kryeministri italian Salvini, i cili theksoi se pas ngjarjes fshihet një grup anarkistësh.
“Ata që vunë bombën ishin anarkistë. Jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë.
Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishmit”, deklaroi Salvini. Policia ka identifikuar dy autorët, po punon për kapjen e tyre.TPZ.AL