BOTA, 15 Tetor 2018, 09:12

Bashkia e Parisit strehon 3 000 të pastrehë

Bashkia e Parisit strehon 3 000 të pastrehë

Të pastrehët në Paris do të kenë një shtëpi këtë dimër. Bashkia e kryeqytetit francez ka vendosur të hapë dyert për çdo njeri që jeton rrugëve të qytetit.

Palët politike si majtas dhe djathtas kanë gjetur mirëkuptimin për të pranuar në ndërtesat shtetërore 3 mijë persona të pastrehë.

Kryebashkiakja Hidalgo, deklaroi se do të pranoi të pastrehë edhe në godinën ku ajo punon, një ndërtesë e shekullit të 19-të, në qendër të Parisit. Ky dimër është parashikuar shumë i ftohtë, prandaj bashkia e Parisit ka marrë masa që tani.

Hidgalo premtoi se shumë shpejt do të krijohen edhe 1.500 vende emergjente për njerëzit e pastrehë. TPZ.AL