AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 14:49

Trump i shkruan Vuçiç: Serbia të njohë Kosovën

Trump i shkruan Vuçiç: Serbia të njohë Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për Ditën e Pavarësisë së Serbisë, ku ka kërkuar edhe njohje të shtetit të Kosovës.

Në një letër të publikuar nga presidenti serb, Vuçiç shkruhet: “Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Gjithashtu Trump ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës ku thotë se duhet të angazhohen të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje.

“Ne besojmë që njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën që ka si qëllim integrimin evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike” shkruan më tej presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trump.