AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 13:17

Rama frikë nga protesta, rrethon godinën e kryeministrisë

Protesta e ditës së shtunë ka vënë në lëvizje Kryeministrinë. Punonjësit e administratës janë urdhëruar të mbulojnë dy nga “pikat e dobëta” të kryeministrit Rama.

Që në orët e mbrëmjes së djeshme është rrethuar me skelë hekuri dhe me rrjetë, balloma me drita para Kryeministria.

Kjo është ndër veprat e preferuara të kryeministrit Rama, e cila në të gjitha tubimet e opozitës është siguruar që të mos dëmtohet.

Ndërkohë që vepra tjetër e mbuluar me rrjetë dhe hekur sot është kërpudha para godinës së qeverisë.

Në protestat e shkuara kjo vepër arti e Kryeministrit nuk është veshur me masa mbrojtëse.

Me gjasa thirrjet e opozitës për të rrethuar Kryeministrinë, kanë merakosur shefin e qeverisë për dëmtimin e saj.

Kryeminitria-protesta-mbulimi

Balloma-dritat11

Kerpudha para kryeministrise1

Kryeminitria-protesta-mbulimi

Kryeminitria-protesta-mbulimi3Kryeminitria-protesta-mbulimi4Kryeminitria-protesta-mbulimi5Balloma-dritatKerpudha para kryeministrise