AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 13:42

Vrau të fortin e Tiranës, vendimi që nxjerr nga burgu Gjinararin: Sjellje shembullore, gati të riintegrohet (DOKUMENT)

Vendoset lirimi nga burgu i vrasësit te Naim Zyberit, njohur si i forti i Tiranës. Gazetarja e “Panorama” ben me dije se vendimi eshte marre se fundi per nxjerrjen nga qelia te Gert Gjinararit, i cili ishte dënuar me burgim për përjetshëm.

gjenerali

Por, vendimi te cilin e ka siguruar te plote “Panorama” e mund ta lexoni me poshte, ende nuk eshte ekzekutuar, nderkohe qe i denuari, pritet te shijoje lirine, fill pas ekzekutimit te vendimit te marre per lirimin e tij.

Ka qene Gjykata e Korçës ajo qe ka vendosur lirimin nga burgu te Gerd Gjinararit. Ai  ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit.

Ne vendimin e gjykates, trupa gjukuese ka mberritur ne perfundimin se ai i ploteson te gjitha kushtet per lirimi me kusht per pjesen tjeter te mbetur te denimit, qe nga sjellja shembullore, projektet e paraqitura per te ardhmen, fakti qe eshte i gatshem te riintegrohet, marredheniet e mira me trashegimtaret te viktimave e me radhe…

Ai u dënua me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali, në vitin 1999, dhe më pas u bë ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Pas hetimit, ai u shpall fajtor per veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

Si u vra Zyberi në spital në Milano

Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.

Naim Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl.

Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë. Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës.

Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen.

Më datë 6 gusht, Gerd Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane.

Vrasjet zinxhir mes grupeve

Në fillim të viteve ’90, një grup djemsh të rinj, mes të cilëve Gazmend Muça dhe Naim Zyberi, që kishin mbledhur rreth vetes edhe të tjerë, si Franc Konomi e Fatos Keta, konsideroheshin si të fortët e Tiranës. Por miqësia e tyre u prish për shkak të një sherri të rëndomtë mes Franc Konomit dhe vëllait të Gaz Muçës, Taulantit. Franci e qëllon me shpullë Taulantin pse i kishte marrë pa leje motorin dhe, pas gjithë kësaj, miqësia prishet duke bërë që në Tiranë të mbizotëronin dy grupe rivale. Grupi i Gaz Muçës do mbizotëronte në territorin pranë Rrugës Bardhyl, ndërsa ai i Naim Zyberit në zonën e Trenit të vjetër. Zinxhiri i vrasjeve mes dy grupeve nisi me ekzekutimin e Gaz Muçës nga një breshëri automatiku më 7 prill të vitit 1992, te një lokal në zonën e Xhamllikut. Për vrasjen u dyshuan Naim Zyberi e Franc Konomi. Më pas, vëllai i Gazit betohet se do hakmerrej dhe vret mikun e ngushtë të Zyberit, Fatos Ketën, pasi Zyberi ishte vrarë disa muaj më parë në Itali.

JA VENDIMI I PLOTE 

vendimi-gjeneralivendimi-gjenerali1vendimi-gjenerali2jpg