AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 13:56

Vendimi për Dajtin/ 17 mijë euro mes të brendshmeve dhe fishekë, dëshmon në polici një nga gjyqtarët (FOTO)

Detaje të reja pas kontrollit të bërë në banesat e tre gjyqtarëve që votuan pro gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm.

Gjyqtari Damini
Avokati i Daminit

Mesohet se kontrolli është bërë në 5 banesa dhe pas tyre është shoqëruar në polici gjyqtari Skënder Damini.

“Panorama” raporton se ai është shoqeruar në policinë e Tiranë me urdhër të Prokurorisë, por avokati i tij mbrojës thotë se nuk ka asnje urdhër ndalimi ndaj klientit te tij.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesë atij i jane gjetur fisheke dhe 17 mije euro, te futura ne nje sirtar se bashku me te brendshme grash, sikunder duket ne kete foto te siguruar nga “Panorama”.

Eurot e gjetura ne banesen e gjyqtarit

Gazetarja e “Panorama”  raporton se “Gjyqtari Damini eshte marre ne pyetje ne Drejtorie e Policise se Tiranes. Ai ka dhene vetem nje deklarate ne prani te avokatit per sendet e sekuestruara gjate kontrollit ne banese dhe pasi ka firmosur eshte lene i lire”.

Pyetur nga mediat, ne kohen e futjes qe la banesen, vete gjyqtari Skender Damini nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodheshin pranë banesës së tij.

Kërkesa per kontroll është bërë nga Krimet e Rënda, pas dyshimeve për korrupsion, por ende nuk ka një konfirmim nëse është shënuar një procedim penal për rastin.

Skender Damini
Skender Damini

Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht në në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

policiapolciia1