AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 14:39

Kadri Veseli: Të pezullohet taksa, s’do të lejoj që SHBA-të të jenë kundër nesh

Kadri Veseli: Të pezullohet taksa, s’do të lejoj që

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke pranuar se Kosova është në një moment vendimtar për fatin e saj dhe se përmes dialogut qëllimi është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, thote se taksa kudner Serbise duhet te pezullohet.

Sipas tij, me anë të kësaj marrëveshjeje nuk do të lejohet apo të cenohet asnjë interes kombëtar.

“Dialogu me Serbinë duhet të ndodhë, t’i besojmë vetes dhe partnerëve tanë, ka ardhur koha të përmbyllim këtë sfidë”, tha ai.

Sa i përket taksës, Veseli tha se ka qenë vendim i drejtë, mirëpo në rrethanat e një kërkese të qartë të SHBA-së, taksa duhet të pezullohet.

“Nuk do të lejoj që SHBA-ja të jetë kundër nesh”, tha ai. Ndërsa ftoi dhe partitë opozitare të jenë pjesë të delegacionit shtetëror për dialogun, raporton KP. Sipas tij, gjërat bëhen më së miri, kur bëhen bashkë.