TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashper pas aksionit te policise me kerkese te Krimeve te Renda ne banesat e tre gjyqtareve qe shpetuan Dritan Dajtin nga burgimi i perjetshem.
Me nje shenim ne profilin e tij ne Twitter, Kryeminisrti Rama shkruan se u thye keshtu “miti 30 vjeçar i paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza”.
Postimi i Rames
Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron,shteti sot ka hyrë në një fazë të re.
Aksioni dhe detajet
Pak orë pas nisjes se operacionit të kontrollit të nisur në banesat e tre gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë, duke pranuar gjykimin e shkurtuar që e lë atë me 25 vite dënim, vjen reagimi i parë i Policisë së Shtetit.
Me nje deklarate per mediat, Policia ben me dije se “operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese”.
Reagimi i Policise se Shtetit
Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.
Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.
Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.
Shoqerimi i gjyqtarit Damini
Mesohet se kontrolli është bërë në 5 banesa dhe pas tyre është shoqëruar në polici gjyqtari Skënder Damini.
Mësohet se gjatë kontrollit në banesë atij i është gjetur arme pa leje.

Pyetur nga mediat, vete gjyqtari Skender Damini nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodheshin pranë banesës së tij.
Kërkesa per kontroll është bërë nga Krimet e Rënda, pas dyshimeve për korrupsion, por ende nuk ka një konfirmim nëse është shënuar një procedim penal për rastin.
Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht në në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.