AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 14:10

"Kush s’vjen të shtunën në Vlorë, të hënën i pushuar!", Berisha publikon mesazhet kërcënuese

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e punonjësve të administratës, sipas të cilëve po detyrohen me urdhër nga lart që të marrin pjesë në aktivitetin e që pritet të organizohet nesër, të shtunën në Vlorë, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri, Edi Rama.

“Kush s’vjen të shtunën në Vlorë, të hënën është i pushuar”, shkruan ndër të tjera një punonjës i bashkisë Poliçan.

“Antimitingu i mbatharakut, perdhosje e Sheshit te Flamurit!

Lexoni dokumentat qe faktojne se si po perdhos Sheshin e Flamurit me antimitimgun e tij te turpit Edvin Kristaq Mbatharaku.

Ai po detyron te gjithe administraten te shkoje neser ne Vlore”, shkruan Berisha, si dhe publikon disa prej mesazheve.