AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 13:10

PD reagon për apelin e policisë për protestën: I vetmi i lidhur me krimin është Rama

PD reagon për apelin e policisë për protestën: I vetmi i

Sekretari i Përgjithshëm i PD-Së, Gazmend Bardhi në një dalje për media i është përgjigjur deklaratës së Policisë së Shtetit për protestën e 16 shkurtit, se ka të dënuar që janë të përgatitur të ushtrojnë dhunë.

Bardhi në deklaratën e tij i cilëson apelin e policisë së shtetit për dhunë si qesharake. Ai thekson se Edi Rama është i vetmi person i lidhur me krimin.

“Jam sot këtu në emër të PD për të lajmëruar policinë politike të Edi Ramës që është vetëm peron i lidhur me krimin që është Edi Rama.

Thirrjet për t’u distancuar nga thirrjet për dhunë  janë qesharake. Njoftojmë Policinë që as shtetasi Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Elvis Cyrbja nuk do jenë nesër në protesë.

Ndërkohë Rama do jetë në Vlorë, ku është e detyruar edhe pjesëmarrja e administratës.  Rrugët tona nuk ka fuqi të na bllokojë aq më pak një polici e keqpërdorur nga një polic frikacak. Se ku do protestojë e vendos populli dhe jo një polici politike. Të bashkuar do jemi të gjithë në shesh për të shpëtuar vendin nga e keqja. Qytetarët do marrin fatet në duart e tyre”, u shpreh Bardhi.

Lexo edhe:

http://www.tpz.al/2019/02/15/te-denuar-qe-duan-te-ushtrojne-dhune-a-po-perhap-policia-panik-para-protestes/