AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 12:11

E dini qe keta VIP-a kane dasmen ne shkurt?

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të dy viteve të kaluara, mbahet për të tretin vit rradhazi dasma e vitit në Shqipëri, e organizuar nga Ami Event dhe TEG.

Dhjetëra çifte kanë fatin që të përfitojnë falas organizimim e ceremonisë, fustanin e nuses, asistencë në makeup, banketin, foto profesionale e shumë të tjera.

E veçanta e këtij viti është se çiftet kishin mundësinë e përzgjedhjes së një personazhi publik për të celebruar martesën e tyre.

⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀

Pra këtë vit çiftet që do të shkojnë në altar, do të përzgjidhen nga personazhi publik, që ka pranuar ftesën pasi është selektuar nga çifti.

⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀

Personazhet e famshëm të përzgjedhur, do të vendosin se cilët prej çifteve dëshirojnë të celebrojnë, në rastin kur janë nominuar nga më shumë së një çift.

Ja disa pamje nga dita e parë.

52120184_328025134735937_7424380244250853376_n.jpg52585192_1964437043655211_9098921859054829568_n.jpg51360199_335409377316011_2850273261223149568_n.jpg51912992_399567100618697_5098909006861172736_n.jpg

51929172_1011232655733249_7116772161070563328_n.jpg

Disa nga personazhet publikë që do të celebrojnë martesat janë Eranda Libohova, Ori Nebijaj, Roza Lati, Zaimina, Greta Koçi, Alba Hoxha, Albana Osmani, Ermali dhe Amarda e shumë të tjerë.

Dhe sigurisht në këte që është dasma e vitit në Shqipëri, nuk mund të mungonte qytetari i parë i Tiranës, Z.Veliaj.

Këtë vit ceremonitë e dasmave do të vijojnë deri ditën e dielë, kjo në menyrë që çifteve t’u kushtohet koha e duhur për të përjetuar këtë moment special në jetën e tyre.

Sot, në orën 16:00, celebrimet starojnë me kryebashkiakun e Tiranës, Z.Veliaj.

Jeni të mirëpritur.