TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Nëse doni të hapni negociatat me BE stop blerjes së votave në zgjedhjet lokale: qeveria e partia e saj ta dëshmojë këtë ndaj opozitës”.
Ky eshte mesazhi qe jep Christian Schmidt, Raporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman një ditë para protestës së opozitës.
Sipas tij, “qeveria të merret me kapobandat e jo me peshqit e vegjël. Ajo të respektojë parlamentin dhe pavarësinë e gjyqësorit”.
Kujtojme se Christian Schmidt eshte minister në qeverinë e Angela Merkelit dhe vizitoi Shqipërine në nentor 2016. Ai ishte i pari politikan europian që denoncoi publikisht atëhere në median gjermane problemin e kanabisit. Nderkohe qe nje muaj me pare Schmidt u zgjodh raporter për Shqipërinë nga grupi parlamentar, funksion që ishte mbajtur Thorsten Frei.
Deklarata e plote
Rruga drejt anëtarësisë në BE eshtë plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin e e pavarësinë e gjyqësorit.
Rruga e nisnur me vetingun po jep frutet e para. Por duhet avancuar në menyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë. Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës Kapobandat e Kriminalitetit të Organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël”.
Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve.
Unë i uroj sukses të gjitha forcave të angazhuara për një Shqipërinë në BE