AKTUALITET, 6 Janar 2018, 23:41

Tronditet Vlora, shpërthim me eksploziv në një dyqan

Tronditet Vlora, shpërthim me eksploziv në një dyqan

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një dyqan në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen ’28 nëntori’ dhe nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Eksplozivi ishte vendosur në derën e dyqanit që ndodhet në katin e parë të një ndërtese dy katëshe. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

 

[gallery ids="51946,51947,51948"]