TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barazimi 1-1 në “Mestalla” mes Valencias dhe Barcelonës ka shënuar thellimin e krizës në kampin katalanas, me ekipin blaugrana që harron të fitojë.
Plot katër ndeshje pa fitore në La Liga për kampionët në fuqi, të cilëve nuk u ka mjaftuar këtë të dielë as lideri Lionel Messi.
Në të vërtetë, Barcelona edhe këtë barazim e arriti pasi më parë e pa veten në disavantazh. Ishte Garay ai që në minutën e 2’ i dha avantazhin Valencias. Barcelona ka barazuar vetëm në të 23’ me kapitenin dhe yllin e saj, Messi.
Pas këtij barazimi Barcelona renditet në vendin e dytë, në kuotën e 15 pikëve, një më pak se Sevilla e vendit të parë. Nga ana tjetër, Valencia në kuotën e 9 pikëve në tetë ndeshje renditet në vendin e 13-të.