TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lirimi nga burgu i Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha është pritur me kritika nga ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” ironizon vendimin e gjykatës për lirimin e Ermal Hoxhës, i dënuar për kokainën e kapur në Xibrakë të Elbasanit.
Manjani nuk lë pa kritikuar qeverinë “Rama” duke shkruar se “bëri çështje publike Tërmetin që i këndoi Enverit. Ndërkohë, Ermali nipi i Enverit, doli nga burgu. Pa u ndjerë…”
Më tej e quan “mjeshtër”.
Postimi i Manjanit:
Çfarë mjeshtrash!
Bëri çështje publike Tërmetin që i këndoi Enverit. Ndërkohë, Ermali nipi i Enverit, doli nga burgu. Pa u ndjerë…
Në ditën e fillimit të shkollës vuri në zbatim tarifën e rrugës së Kombit. Vetë fliste nga shkolla “Kosova”, ndërsa Kosovarët paguanin për të hyrë në Tiranë…
Mjeshtra propagande! TPZ.AL