TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Gazetari i Panorama ben me dije se mjeti tip Ford me targa AA 368 RA në pronësi të shtetases më iniciale A L ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Mjeti më parë është spërkatur me lendë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.
Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Qyteti i Shkodrës kohët e fundit është tronditur nga mjaft ngjarje me natyrë kriminale që akoma janë pa autor.


/Panorama/