TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Mafia, Toto Riina në koma pas dy ndërhyrjeve. ‘Kapoja i kapove’ mbush 87 vjeç”.
Ky është një nga titujt e shumtë të gazetave dhe portaleve italiane, kushtuar një prej bosëve më famëkeq që ka nxjerrë Italia, Salvatore ‘Toto’ Riina.
I sëmurë prej një kohe të gjata, ish-bosi i mafies, i njohur edhe me nofkën “la belva (bisha) është shtruar në repartin e të dënuarve në spitalin e Parmas. I arrestuar më 15 janar të vitit 1993 pas 24 vitesh në kërkim, ai konsiderohet udhëheqësi i padiskutueshëm i “Cosa Nostra”-s.
Riina, i rritur në një ambient familjar shumë të varfër në Korleone në provincën e Palermos, aktualisht po vuan 26 dënime me vdekje për dhjetëra vrasje dhe masakra, duke përfshirë atë sheshin “Lazio” në Palermo, atentatet e vitit 1992 në të cilat Falcone dhe Borsellino vdiqën dhe masakrën e “via dei Georgofili” në Firence.
Procesi i fundit gjyqësor ku Riina është i pandehur, që është ende në zhvillim, i pagëzuar “Negocimi Shtet-Mafia”, e sheh mafiozin si të pandehur për kërcënime me vdekje ndaj trupës politike italiane.
Edhe dy djemtë e tij, Xhovani dhe Xhuzepe, ndoqën hapat e babait të tyre, madje edhe në burg. Në nëntor të vitit 2001, një gjykatë në Palermo e dënoi me burgim të përjetshëm 24-vjeçarin Xhovani për katër vrasje.
TPZ.AL