TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i dërgoi një letër homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos, ku i shpreh ngushëllimet në emër të tij dhe të gjithë shqiptarëve,pas përmbytjeve në Greqi, ku kanë humbur jetën me dhjetëra persona.
Letra e plotë:
“I nderuar Zoti President,
I tronditur dhe me trishtim të thellë kam ndjekur lajmet për viktimat, të zhdukurit, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet që goditën rrethinat e Athinës.
Me shpresën që mos të ketë viktima të tjera në zonat e përmbytura, më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek.
Uroj kapërcim sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthim sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Athinës dhe të Greqisë”.