TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa në Itali, u zhvillua seanca e parë gjyqësore ndaj Habilajve, televizioni kombëtar, Top Channel, u kujdes sot që të merrte në mbrojtje ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pasi i bëri qokën ditën e hënën, ku u intervistua në banesën e tij Saimir Tahiri, të martën Top Story kishte dërguar një ekip në Katania të Italisë, për të ndjekur gjyqin e Habilajve por edhe për të sfumuar rolin e ish Ministrit Tahiri në lidhje me trafikun e drogës.
Për ta bërë më të besueshëm për publikun, Top Channel merr në intervistë pas gjyqit, avokatët italianë të Habilajve, të cilët pohojnë se nuk e kanë lexuar dosjen e plotë, por nxitohen të dalin në përfundime, se ish Minstri Tahiri nuk ishte i përfshirë në hetimet për trafikun e drogës.
“Për këtë figurë, për ish-ministrin më kanë folur të tjerët por jo aktet. Mua nga aktet nuk më rezulton as edhe një presje. Por më duhet ta rithem, bëhet fjalë për një pjesë shumë të vogël të përmbledhjes, më pas në pjesën tjetër nuk e di se çfarë mund të ketë. Deri në këtë pikë, mua s’më rezulton asgjë për ndonjë autoritet politik apo ndonjë tjetër”, tha avokati Biagio Maurizio Catalano.
Afërmendsh që avokati italian, nuk do të pranonte kurrësesi që ish Ministri Tahiri është i përfshirë në trafik droge, pasi në të kundërt do të fundoste klientin e tij, Moisi Habilajn.
Më pas, Top Story, publikoi edhe një reportazh sesi kryhej trafiku i drogës, në Katania, që nga zonat bregdetare, magazinimi e deri tek transporti. Pjesë e reportazhit ishte edhe një gazetar italian i Meridionews, i cili ngriti një alibi duke thënë se Saimiri i dalë nga përgjimet nuk është Ish Ministri, por një kamionist.
"Duke lexuar aktetet e hetimit, Saimir që lexohet në një pasazh është një kamionist, shofer i një kamioni. Hetimi do të vazhdojë." - u shpreh gazetari italian.
Por si ka mundësi që ky Saimir kamionisti, nga përgjimet del se fitonte 5 milion euro dhe se këto para do t'i përdorte për fushatë zgjedhore. Kjo alibi dhe bllof i ngritur si një tymnajë, nuk shpjegon dot as byzylykët dhe varëset me diamant, që i jepeshin si dhuratë nënës dhe nuses së Saimirit ish Ministër dhe jo kamionist.
"Atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë euro në një fushatë elektorale" - ishte pjesë e përgjimeve të Moisi Habilajt. Në përgjime del edhe makina "Audi" me targa AA 003 GB, e cila ka qënë në pronësi të ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me të cilin dy trafikantët kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Janë këto pra, një seri faktesh që e implikojnë direkt ose indirekt, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në dosjen Habilaj për trafikun e drogës,
Por gazetari italian i Meridionews u përdor për të sulmuar edhe ish kryeministrin Berisha, i cili pak ditë më parë akuzoi Edi Ramën se kishte dërguar dosjen e Habilajve, në Top Channel.
"Unë e përgënjeshtroj ish kryeministrin Berisha. Ne kemi patur komunikim të vazhdueshëm me Top Channel për këtë çështje, për dosjen e Katanias" - shtoi më tej, gazetari italian.
Por saga për të mbrojtuar Saimir Tahirin nga lidhja me Habilajt nuk u ndal as në Shqipëri. Një tjetër ekip u dërgua në Babicë të Vlorës, në vendlindjen e Habilajve. Aty u intervistua të afërmit e Habilajve, nëna, bashkëshortja e Artanit, shoku i ngushtë i Florian Habilajt, bizneset etj. Mister mbetet fakti sesi Top Channel ka hyrë në banesën e Habilajve, në një kohë kur me dhjetra gazetarë profesionistë që mbulojnë kronikën, as nuk janë lejuar të afrohen.
Ndërkohë nëna e Moisi Habilaj, pjesë e intervistës, u pyet nëse e njihte ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.
"Unë nuk e njoh Saimir Tahirin, nuk e kam takuar asnjëherë, të betohem." - rrëfente e ëma, e cila dukej sesi ishte udhëzuar për të folur.
Duket se emisioni Top Story, e arriti qëllimin për të bindur disa njerëz, që Saimir Tahiri, nuk është i përfshirë në trafikun e drogës dhe se ai është akuzuar padrejtësisht. Efektet e para të emisionit, u panë tek analisti Skënder Minxhozi.
"Këto që transmetoi Top Story, ndikuan në ndryshimin e qëndrimit tim. Për mua, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë është jashtë loje me veprimet për arrestimin e ish Ministrit të Brendshëm." - deklaroi analisti në Top Story./TPZ.AL/J.O/