TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emisioni Top Story ka vizituar fshatin Babicë, vendlindjen e vëllezërve Habilaj, të akuzuar si trafikantë droge.
Gazetarja e emisionit ka intervistuar nënën e vëllezërve Habilaj, Zenepen. Dukshëm e emocionuar, zonja Zenepe u mundua të flasë për djemtë e saj të cilët sot janë në vëmendjen e gjithë publikut shqiptar. Zenepja tha se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se ata nuk kanë bërë trafik droge, por kanë punuar me fruta dhe perime për 10 vjet. Sipas saj, ajo që po ndodh është një konspiracion i politikës kundër familjes së saj.
"Qeveritarët zihen për karriget e tyre", tha zonja Zenepe.
E pyetur nëse e njeh apo jo ish ministrin Tahiri, zonja Zenepe tha se nuk e ka takuar kurrë por gjyshja e saj ka një lidhje të largët me familjen e Tahirit.
Nga ana tjetër kunata e Moisi Habilajt ka thënë se vëllezërit Habilaj i kanë bërë bizneset me kredi.
/TPZ.AL/