AKTUALITET, 7 Janar 2018, 00:06

Terror në Korçë, maskat dhunojnë shoferin dhe i vjedhin "Benz"-in

Terror në Korçë, maskat dhunojnë shoferin dhe i vjedhin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku dy persona të maskuar kanë grabitur një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë.

Burime zyrtare bënë me dije se grabitësit i kanë dalë para shtetasit D.A, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G. Pasi kanë dhunuar shoferin, autorët i kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 06.01.2018, jemi njoftuar se rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë, dy persona të maskuar kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi. Dy shtetasit e mësipërm, ndodhen në Komisariat ku po japin edhe deklaratat lidhur me ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes