TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brett Kavanaugh, i përzgjedhuri i presidentit amerikan Donald Trump për gjykatës në Gjykatën e Larte, ka thënë se ai “nuk do të lejojë akuzat e rreme” që ta largojnë nga procesi i nominimit. Duke folur për “Fox News” të hënën, Kavanaugh ka thënë se ai “nuk do të heqë dorë” pavarësisht akuzave për sulme seksuale.
Reagimi i tij erdhi pasi gjykatësi i njohur amerikan u përball brenda një periudhe një javore me akuzat e dy grave për sulme seksuale.
“Ne jemi duke kërkuar proces të drejtë ku unë mund të mbroj integritetin tim dhe promovimin e barazisë dhe dinjitetit për gratë, duke nisur me gruan që më ka njohur kur ka qenë 14 vjeç. Nuk po hedh dyshime se ndoshta zonja Ford në një moment të jetës së saj është sulmuar seksualisht nga dikush, por ajo që mund të them me siguri është se unë nuk kurrë nuk kam sulmuar njeri seksualisht”, tha ai.
Gjykatësi amerikan deklaroi se kishte qenë i virgjër gjate shkollës se mesme, por edhe për shume vite me pas.
Gjatë intervistës Kavanugh shoqërohej nga bashkëshortja e tij Ashley, e cila deklaroi se e kishte shume të vështirë të fliste me dy vajzat e saj në lidhje me këto akuza.
Duke hedhur poshtë të gjitha akuzat Kavanaugh deklaroi se presidenti Trump e kishte telefonuar përpara intervistës për t’i shprehur mbështetjen e plotë.
Emërimi i Kavanaugh në Gjykatën Supreme do të përbënte fitore të madhe për administratën e Trumpit, pasi ky institucion do të mund të miratonte ligje në të mirë të konservatorëve në vitet e ardhshme. Shumë politikanë republikanë janë shprehur se akuzat ndaj Kavanaugh janë lojë e demokratëve./ VOA/