TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë degjeneruar këtë mëngjes në një luftë, me Islamabad që do të hakmerret për rrëzimin e dy avionëve luftarakë indian dhe arrestimin e një piloti.
Pak përpara mëngjesit Pakistani ju përgjigj raketave indiane të djeshme në territorin e saj, duke rrëzuar dy aeropolanë indianë brenda hapësirës ajrore pakistaneze.
Ushtria pakistaneze theksoi se kishte qëlluar dy aeroplanë indianë brenda hapësirës ajrore të Pakistanit.
“Aeroplanët e Forcave Ajrore indiane kishin kaluar Vijën e Kontrollit, e cila ndan Kashmirin e administruar nga India dhe pjesën tjetër të kontrolluar nga Pakistani’’, theksoi zëdhënësi ushtarak, gjeneralmajori Asif Ghafoor.
“Një nga aeroplanët u rrëzua në pjesën e Kashmirit të administruar nga Pakistani, ndërsa tjetri ka rënë në Kashmirin indian. Një pilot indian u arrestua nga trupat në terren dhe dy të tjerë në zonë”, tha Ghafoor në një citim në Twitter.
“Qëllimi i këtij veprimi ishte për të treguar të drejtën tonë, vullnetin dhe kapacitetet tona për vetëmbrojtje”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme pakistaneze, Mohammad Faisal.