AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 13:03

Taulant Balla mungon në Gjykatë, Shkëlzen Berisha: Kishte frikë të jepte llogari për udhëtimet me biznesmenin Bego

Taulant Balla mungon në Gjykatë, Shkëlzen Berisha: Kishte

Është zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Tiranës seanca e radhës e padisë për shpifje mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishës, për çështjen CEZ.

Sipas Berishës Balla nuk ka qenë i pranishëm sot në seancë për shkak se ka pasur frikë që të përballet me akuzat për lidhjen me biznesmenin Bego.

Zoti Balla ka shpifur kur ka deklaruar që unë nuk kam paguar tatime. Shpifësi nuk është sot në Gjykatë, nuk ka dashur që të japë llogari për udhëtimet me Edmond Begon.

Nuk ka dashur që të shpjegojë, zotëria ka fituar 6 milionë euro para nga taksat e shqiptarëve pasi u kthye nga udhëtimet me Ballën. Pas përfundimit të procesit penal patjetër që do të shoqërohet dhe me padi civile”, u shpreh Berisha pas përfundimit të seancës.