AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 11:08

“Shkoi për puçërr, u zgjua pa apendicit”, flet kirurgu, burri i deputetes së PS: Është sulm politik nga Sali Beisha

“Shkoi për puçërr, u zgjua pa apendicit”, flet

Pas akuzave në drejtim të mjekut Gazmend Xhembulla për pacientin që shkoi të hiqte puçrrën por u zgjua pa apandecit, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Përmes një postimi në “Facebook” ai shkruan se e gjithë kjo është një sulm politik që bëhet nga ish-profesori i tij në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Berisha.

Ndjehem thellësisht i keqardhur nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndiej detyrimin të jap këtë sqarim:

Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20- vjeçare, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollit mjekësor në fuqi. Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndiej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish-mjek dhe ish-profesor i imi”, shpjegon Xhembulla.

Më tej, bashkëshorti i deputetes së PS-së shton se i kërkon Policisë dhe Prokurorisë që të kryejnë verifikimet për rastin e denoncuar.

“Që nga dita e parë e punës sime si mjek, u kam shërbyer dhe u shërbej qytetarëve me profesionalizëm dhe devotshmëri, për këtë dëshmitarët më të mirë janë kolegët e nderuar dhe ata mijëra bashkëqytetarë të mi. Po kaq e padrejtë dhe dashakeqe është lidhja që i bëhet rastit në fjalë me punën e bashkëshortes sime.

Unë punoj përditë për ta luftuar sëmundjen, më vjen keq që dikush sot ka zgjedhur të bëjë politikë me të. Në çdo rast, jam i hapur dhe u kërkoj strukturave përgjegjëse që të bëjnë të gjitha verifikimet e nevojshme për t’i shkuar deri në fund së vërtetës”, përfundon mjeku i Spitalit të Peshkopisë. TPZ.AL