AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 10:17

7 muaj arrati, kapet fieraku për mashtrim/ EMRI

7 muaj arrati, kapet fieraku për mashtrim/ EMRI

Policia ka arrestuar 48 vjeçarin Avdul Avdul Kuçi banues në Fier. Kuçi ishte shpallur në kërkim që në muajin mars për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Avdul Kuçi, 48 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 23.03.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. TPZ.AL