TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë me drogë 23 vjeçarin Osmen Abazi dhe 19 vjeçarin Donald Shehu, të dy banues në Sarandë.
Sipas njoftimit të policisë dy të rinjtë në momentin e arrestimit po udhëtonin me makinë ku shoferi ishte pa patentë.
Njoftimi i policisë:
Janë arrestuar në flagrancë:
Osmen Abazi, 23 vjeç, banues në Sarandë,
Donaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tyre u bë në Sarandë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë me një sasi të vogël lënde narkotike duke qarkulluar me automjetin e Donaldo Shehut, pa leje drejtimi përkatës.
Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Po kështu në pranga ka përfunduar Pjerin Hyseni, 25 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë, duke i penguar ata të ushtronin detyrën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. TPZ.AL