AKTUALITET, 4 Prill 2018, 19:34

Të shtëna me armë, qëllohet i riu

Të shtëna me armë, qëllohet i riu

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit. Sipas të dhënave të para, një adoleshent ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një bashkëmoshatari të tij duke e lënë të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa autori i mitur është dorëzuar pa bërë rezistencë.

Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një sherr mes dy të rinjve në rrjetet sociale ku nuk kanë kursyer as sharjet ndaj njëri-tjetrit.

Ata ishin takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por situata ke degraduar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur tjetrin.