TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka shoqëruar në polici pesë persona të cilë në shenjë proteste se nuk u lejuan në sallën e gjyqit, bllokuan disa rrugë në kryeqytet, duke penguar lëvizjen e lirë. Në një njoftim të saj policia thotë se të ndaluarit do të procedohen në gjendje të lirë.
Njoftimi
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 shoqëruan për disa minuta në ambjentet e këtij Komisariati dhe proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Tubim i paligjshëm", "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishje të rendit dhe qetësisë publike", shtetasit:
- Y.Sh., 34 vjeç;
- S.P., 21 vjeç;
- A.Z., 28 vjeç;
- G.Gj., 30 vjeç;
- M.N., 30 vjeç.
Keta shtetas u shoqeruan sipas procedurave standarde dhe Rregullores së Policisë së Shtetit dhe në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.