Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë kërkesë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca parlamentare.
Në një kërkesë zyrtare Grupi parlamentar i kësaj force politike shkruan se duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregullorem e kuvendit Kryeministri Rama në seancën e kaluar plenare ka përdorur fjalor fyes dhe përçmues ndaj deputetëve të Kuvendit, ku Rama citohet se ka thënë në parlament: “Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë dhe për më tepër pastaj jo po… shiko këtu se do të ngrihen këta, do të ngrihen ata, kjo e ngritjes është “Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokëulur, s’të përgjigjet dot”.
Por në kërkesën e LSI mungojnë disa firma të disa prej ish ministrave të LSI në qeverinë e kaluar si Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti apo Nasip Naço.
