Shumë nga ata që e panë live shpalljen e vendimit për të lënë në burg 11 protestues kuksianë (dy të tjerë në arrest shtëpie), u habitën nga fakti i qëndrimit të gjyqtares Alma Ahmeti. Ajo qëndronte gjithë kohën e kërrusur, me kokën ulur, aq sa dukej sikur kishte frikë sikur publiku mos i shikonte fytyrën.
Me sa duket kurioziteti se pse qëndronte me kokën ulur e ka një shpjegim.
Së pari, se atë e sollën derr në thes nga gjykata e Kukësit në këtë të Tiranës për ta kryer këtu seancën gjyqësore.
E dyta, se ajo nuk guxoi ti luante as presjen asaj që i kishte kërkuar prokuroria duke lënë në burg po aq njerëz sa i kishte kërkuar organi i akuzës dhe duke flakur tej çdo pavarësi të gjyqësorit.
E treta, dhe më e rënda, se sikurse tregoi ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, se ajo është në konfikt të pastër interesi. Bashkëshorti i saj, Arian Ahmeti është shefi i policisë rrugore Tiranë, pa i mer urdhrat nga të njëjtit eprorë që bënë ato arrestime aq në kundërshtim me ligjet e vendit.
Për këto arsye, kjo gjyqtare e kuksit, që duhej të jepte dorëheqjen nga ky process preferoi ta mbyllë atë me kokën ulur.
©Lapsi.al