AKTUALITET, 4 Prill 2018, 17:06

E goditi me çekiç në kokë, vdes marangozi shqiptar në Itali

E goditi me çekiç në kokë, vdes marangozi shqiptar

Pas 24 ditësh në agni, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Cisanello-s, 45-vjeçari Astrit Gerdeci, i cili u godit me kokë një koleg në një zdrukthuari në Bientina.

Sherri ndodhi më 9 Mars brenda “Incontrato Nicola srl”. Edhe agresori është shqiptar: Zinhi Cullhai, 24 vjeç. Tashmë akuza që rëndon ndaj tij, sipas medieve italiane, ndryshon nga plagosje e rëndë në vrasje.

Sherri, sipas hetimeve të deritanishme ndodhi për motive të dobëta. Dyshohet se 24-vjeçari i priste shumë shpejt copat e dërrasës, sipas viktimës dhe ky i fundit nuk arrinte dot që ta ndiqte, për ti vënë në radhë. Ulërimat e dy shqiptarëve që i hakërreheshin njeri-tjetrit u dëgjuan edhe nga kolegë, por u shuan pak më pas.

Deri sa në fund të turnit të punës, Cullahi e Gerdeci ndodheshin të vetëm në dhomat e zhveshjes së punës. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga karabinierët bazuar në dëshmitë e punëtorëve e pronarëve të biznesit, i riu goditi me kokë kolegun, duke e lënë të shtrirë në dysheme.

Goditje që sipas mjekëve të spitalit ku u transportua më pas 45-vjeçari, i shkaktoi këtij të fundit fraktura në kafkë. Fill pas u shtrua në spital, mjekët e vlerësuan gjendjen shëndetësore të 45-vjeçarit të rënduar dhe ai qëndroi në koma. Gjendja nga e cila nuk u zgjua më. Ditën e Pashkës, Gerdeci ndërroi jetë, duke lënë pas gruan dhe fëmijët.

Aktualisht, 24-vjeçari Cullahi po hetohet në gjendje të lirë. Pritet që orët të vijim të vendoset edhe data e kryerjes së autopsisë mbi kufomën, që sipas medieve italiane, me gjasë do të jetë nesër ose pasnesër.