AKTUALITET, 4 Prill 2018, 18:23

Reshje shiu dhe luhatje temperaturash, ja si do të jetë moti gjatë javës

Reshje shiu dhe luhatje temperaturash, ja si do të jetë moti

Mos mendoni se shpëtuam nga reshjet e shiut. Sipas Meteoalb do të vijojnë kthjellimet në territor deri në mbrëmje kur vranësirat bëhen të dukshme.

Edhe paraditja e së enjtes mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë pas mesditës dhe në vijim, shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit.

Kthjellime me alternime vranësirash e shira afatshkurtër vijojnë edhe të premten.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së enjtes por rënie të lehtë sjell mesdita; rënia vijon më e ndjeshme të premten në orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave të herë pas hershëm në territor.