AKTUALITET, 4 Prill 2018, 18:07

Tirana zyrtare në provë, Erdogan kërkon arrestimin e një turku në Shqipëri

Autoritetet shqiptare janë në “provë” sa i takon marrëdhënieve “vëllazërorë” mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Gjykata e Lartë në Turqi ka lëshuar një numër kërkesash ekstradimi për 54 pjesëtarë të rrjetit të klerikut në arrati Fetullah Gylen në të gjithë botën.

Kërkesat u janë dërguar 24 shteteve, mes të cilëve edhe Shqipërisë. Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadollu, drejtësia turke kërkon nga autoritetet shqiptare kapjen dhe dorëzimin e shtetasit turk Nevzat Ajvaçi. Ai është pjesëtar i këshillit të organizatës FETO – siç e përshkruan agjencia turke.

Kërkesa për ekstradime u janë dërguar edhe autoriteteve gjermane, britanike, holandeze, belge, izraelite, disa shteteve afrikane e aziatike.

Kjo lëvizje e Turqisë vjen ndërsa në Prishtinë ka një debat në madhe në lidhje me ekstradimin e 6 turqve, të dyshuar terroristë.

Menjëherë pas këtij skandali kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun të shërbimit sekret. Nga ana tjetër mes kryeministrit dhe Presidentit kosovar po ashtu ka një përplasje për këtë ngjarje.