AKTUALITET, 4 Prill 2018, 18:55

Zbardhen katër veprat penale për Adriatik Llallën, nën hetim edhe për mosdeklarim të parave në kufi

Zbardhen katër veprat penale për Adriatik Llallën, nën hetim

Prokuroria e Durrësit po zhvillon në sekret të plotë hetimin ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Llalla po hetohet për katër akuza nga Prokuroria e Durrësit. Organi i akuzës në qytetin bregdetar konfirmoi nisjen e procedimit penal ndaj Llallës në datën 15 mars 2018.

Veprat penale që rëndojnë mbi ish kryeprokurorin janë: Refuzimi për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise , interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”,  “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a,  179/a,  287 dhe 248 të Kodit Penal.

Gjithashtu Llalla po hetohet edhe për veprën penale të “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, çka ngre dyshime të forta se ish-Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë ndaluar dhe kapur në flagrancë me një shumë mbi 10 mijë euro në kufi, çka e bën të detyrueshëm deklarimin e parave në pikat kufitare.