TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PS e njëkohësisht kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja i ka bërë thirrje kolegëve të PD e LSI që të mos bëjnë thirrje për ndasi krahinore, pasi kësisoj po bien në kurthin e krijuar në vitin 97’, në kohën kur Berisha sipas tij bënte të njëtën politikë të gabuar.
I ftuar në rubrikën Opinion në News24, Manja tha se pas protestës së kryer në Kukës e po ashtu asaj që prej ditësh është mbajtur në ambientet e drejtorisë së policisë në Tiranë, fshihet dukshëm dora e opozitës dhe militantëve të saj partiakë.
“Protesta u kërkua pa dijeni nga këshilli Bashkiak në Kukës. Ata që djegin pronën publike nuk janë qytetarë. Ajo që më vjen keq që është se pas kësaj fshihet dora e opozitës. Partia Demokratike pasi bindi LSi për tu bashkuar së bashku tani kanë arritur të bien bashkë për mosbindje civile. Për Rrugën e Kombit nuk mund të flasë kurrsesi Berisha dhe Basha. Basha vodhi dhe u kthye pastaj në vendin e krimit.
Dhe po ashtu në kohën kur Berisha ishte kryeministër dhe Basha ministër u vranë 4 veta të pafajshëm në bulevard. Thirrjet e Lulzim Bashës dhe Berishës janë për ndasi krahinore. Unë ju bëj thirrje që të heqin dorë nga kjo mënyrë e të bërit politikë pasi Kukësi, Tropoja Saranda dhe të gjithë janë të Shqipërisë dhe kjo qeveri është e shqiptarëve. Sali Berisha e ka provuar ndasinë e Shqipërisë veri-jug në 97. Edhe këtë radhë është i dështuar se në atë protestë në Kukës dhe para Drejtorisë së Policisë mori vetëm një grup militantësh. Edhe sot ishte një shfaqje e shëmtuar, ku deputeti ka abuzuar me statusin dhe ka ushtruar presion ndaj organeve të drejtësisë,” tha Manja.