AKTUALITET, 4 Prill 2018, 18:13

Pas thirrjeve për mosbindje civile, Fleckenstein i shkon në zyrë Bashës

Pas thirrjeve për mosbindje civile, Fleckenstein i shkon në zyrë

Pas thirrjes për protesta dhe mosbindje civile nga opozita, Eurodeputeti Knut Fleckenstein po zhvillon një takim me kreun e PD Lulzim Basha.

Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jenë zhvillimet e fundit përsa i përketë protestës për heqjen e taksës së “Rrugës së Kombit” si dhe lirimin e protestuesve të arrestuar.

Opozita ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të bllokojë akset rrugore kryesore, deri sa kryeministri Edi Rama të tërhiqet nga vendimi i tij.