AKTUALITET, 4 Prill 2018, 17:38

Gjykatësja Alma Ahmeti largohet nga gjykata e shoqëruar nga forca të shumta policie

Gjykatësja Alma Ahmeti, e cila dha sot vendimin për masat e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar në Kukës, ka dalë nga gjykata e shoqëruar nga policë të shumtë dhe nën masa të rrepta sigurie.

Më herët, gjykatësja vendosi lënien në burg të 11 protestuesve, arrest shtëpiak për dy protestues dhe detyrim paraqitje për 10 të tjerët. Vendimi i saj është konsideruar nga opozita si një vendim i "trupshëm në mbështetje të Edi Ramës".

/TPZ.AL/